Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Marin Mema i jep jehonë peticionit që Google të pranojë gjuhën shqipe

Gazeta10
20 June 2023 - 15:07

Gazetari Marin Mema i është bashkangjitur peticionit ndaj Google që gjuha shqipe të mos penalizohet dhe të jetë pjesë e platformave Google Ads dhe Adsense.

Mema përmes instastory në rrjetin e tij social në Instagram ka shkruar se të gjithë duhet të firmosin peticionin për gjuhën shqipe.

“Firmose peticionin për gjuhën shqipe në linkun e bashkëngjitur. Duhen 10 sekonda”, ka shkruar në instastory Mema duke bashkëngjitur linkun e peticionit.

Google ka penalizuar gjuhën shqipe nga platformat Google Ads dhe Adsense, iniciuesi i peticionit tregon se çka po humbin bizneset dhe mediat në trevat shqiptare, transmeton telegrafi.

Ndryshe, Elton Heta është nismëtar i peticionit ndaj Google që gjuha shqipe të mos penalizohet dhe të jetë pjesë e platformave Google Ads dhe Adsense.

Këtu mund mund ta nënshkruani peticionin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.