
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me Papa Françeskun në Vatikan gjatë vizitës së tij zyrtare në këtë vend.
Kurti pas takimit që pati me Papën, u nis drejt Brukselit për të diskutuar për zgjedhjen e situatës së tensionuar në veri të Kosovës, me ftesë të shefit të politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell.
Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit më herët, përveç se me Papa Françeskun, Kurti kishte në agjendë edhe një takim me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parol.
