Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Podujevë| Qeni hyn në shkollë dhe i sulmon fëmijët, gjashtë nxënës përfundojnë në spital (VIDEO)

Gazeta10
23 June 2023 - 14:46

Një rast jo i zakonshëm, por i rëndë, ka ndodhur paraditen e sotme në shkollën e mesme “Fan Noli” të Podujevës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se një qen ka sulmuar disa nxënës në oborrin e shkollës

Madje qeni i cili me shumë gjasë i ka ikur pronarit ka arritur të futet edhe në objektin e shkollës. Indeksonline ka kontaktuar emergjencën dhe të njëjtin e kanë konfirmuar rastin

“Po është rast i vërtetë. Gjashtë fëmijë janë kafshuar nga qeni, ndërsa dy të tjerë kanë lëndime duke tentuar të shmangin sulmin nga kafsha. Fëmijët e kafshuar janë dërguar në Infektive dhe kanë marrë vaksinën kundër infektimit” thuhet në përgjigjen e emergjencës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.