Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

E kujt është vetura ku u gjet armatimi në afërsi të Zveçanit? Sveçla zbulon detajet

Gazeta10
24 June 2023 - 8:27

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zbuluar se vetura në të cilën mbrëmë u gjetën sasi e madhe e armatimeve në afërsi të Zveçanit, është pronë e Shoqërisë Aksionare “Hekurudhat e Serbisë”.

Sveçla ka deklaruar se Policia tashmë ka edhe informatat e para mbi personat e përfshirë, derisa ka thënë se armët që janë gjetur janë shumë të rrezikshme.

“I gjithë ky armatim ka ardhur nga Serbia. Edhe vetë vetura është pronë e Shoqërisë Aksionare “Hekurudhat e Serbisë”. Tashmë Policia ka edhe informatat e para mbi personat të cilët kanë qenë të përfshirë në sjellje në vendosje por edhe potencialisht në realizimin e akteve terroriste. Këto armë janë jashtëzakonisht të rrezikshme qoftë për personelin e Policisë por edhe për gjithë qytetarët”, ka deklaruar Sveçla në RTK.

Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës ka parandaluar mbrëmë një sulm terrorist, duke kapur dhe sekuestruar një sasi të madhe të armatimit

Ai ka thënë se armatimi i kapur është identifikuar në një veturë me targa të Beogradit, 100 metra larg Komunës së Zveçanit.

“Falë angazhimit intenziv të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës dhe informatave/inteligjencës së pranuar, sot është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, rreth 100m larg Komunës së Zvecanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake”, ka thënë Sveçla.

Sveçla ka deklaruar se të gjitha këto mjete ishin me qëllim të realizimit të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.

“Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë. Policia e Kosovës bashkë me të gjitha organet tjera të sigurisë vazhdojnë angazhimet e tyre në parandalimit e cdo akti të mundshëm që synon cënimin e sigurisë së vendit tonë”, ka shkruar tutje ai.

“Ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake”, ka shkruar në fund Sveçla.

Rusia në prag të një lufte civile? Wagner del kundër ushtrisë ruse

Shefi i mercenarëve të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin ka deklaruar sot se do të luftojë me udhëheqjen ushtarake të vendit pas një sulmi të supozuar të Ministrisë së Mbrojtjes në një kamp Wagner.

Ai ka njoftuar se përveç ushtrisë administrata presidenciale dhe strukturat shtetërore joushtarake nuk do të preken.

I tërë ky qendrim i tyre vjen pasi ai ka pohuar se një sulm me raketa ruse vrau shumë luftëtarë të tij, duke u zotuar se do të “hakmerret” në një përshkallëzim të paprecedentë të luftimeve midis elitës ruse.

Në një seri mesazhesh audio të jashtëzakonshme të lëshuara vonë të premten, Prigozhin duket se i shpalli luftë udhëheqjes ushtarake ruse.

“Këshilli i Komandantëve të Wagner-it mori një vendim: e keqja e sjellë nga udhëheqja ushtarake e vendit duhet të ndalet”, tha ai.

“Ata që shkatërruan sot djemtë tanë, që shkatërruan dhjetëra, dhjetëra mijëra jetë ushtarësh rusë, do të dënohen. Unë po pyes: askush të mos rezistojë, “tha Prigozhin.

“Të gjithë ata që do të përpiqen të rezistojnë, ne do t’i konsiderojmë si rrezik dhe do t’i shkatërrojmë menjëherë, duke përfshirë çdo pikë kontrolli në rrugën tonë. Dhe çdo aviacion që shohim mbi kokat tona”, shtoi ai.

“U kërkoj të gjithëve që të qëndrojnë të qetë, të mos u nënshtrohen provokimeve dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Idealisht, ata gjatë rrugës sonë, të mos dalin jashtë. Pasi të kemi përfunduar atë që kemi filluar, ne do të kthehemi në vijën e parë për të mbrojtur atdheun tonë.”

Prigozhin publikoi gjithashtu një video që ai pretendon se tregon pasojat e një sulmi me raketa nga ministria ruse e mbrojtjes në një kamp Wagner.

“Ne jemi 25,000 [luftëtarë] dhe do të kuptojmë pse po ndodh kaosi në vend,” shtoi Prigozhin, duke u kërkuar të tjerëve t’i bashkohen luftës së tij.

“Kushdo që dëshiron le të bashkohet. Ne duhet t’i japim fund kësaj rrëmujë, “tha ai.

Nuk ishte menjëherë e qartë se cilat ishin objektivat e Prigozhin dhe nëse kërcënimet e tij ishin drejtuar ndaj Kremlinit.

“Ky nuk është një grusht shteti ushtarak, ky është një marshim drejtësie. Veprimet tona nuk i pengojnë forcat e armatosura në asnjë mënyrë”, tha shefi i Wagner.

Ndërsa forcat e armatosura të Rusisë luftojnë mes tyre, është e vështirë të dihet se kush është në kontroll.

Komandanti i luftës ka debatuar me zyrtarë të lartë ushtarakë për muaj të tërë, duke veçuar ministrin e mbrojtjes, Sergei Shoigu, për dështimet në fushën e betejës.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë lëshoi shpejt një deklaratë duke hedhur poshtë mesazhet audio të Prigozhin si një “provokim”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.