Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryetari i AKB-së vizitoi kompaninë, shprehet i kënaqur me mosngritjen e çmimeve 

Gazeta10
24 June 2023 - 18:45

Raporti:Arbenita Ilazi
Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka vizituar të shtunën kompaninë Viva Fresh Store me rastin e lirimit të produkteve esenciale për konsumatorët kosovarë. Kryetari Shahini u shpreh i kënaqur me kompaninë, derisa tha se bizneset kosovare nuk janë duke shfrytëzuar situatën për rritjen e çmimeve.

Kryetari i Aleancës së Bizneseve të Kosovës, Agim Shahini, vizitoi pikat e Viva Fresh Store për të parë nga afër zbritjet e fundit të produkteve esenciale ushqimore.

Ky i fundit gjatë vizitës u shpreh se është mjaft i kënaqur me zbritjet e fundit festive, dhe mosngritjen e çmimeve të produkteve vendore.

Shahini foli edhe për situatën e fundit, lidhur me bojktotin e mallrave serbe. Ai u shpreh se ka besim të plot në marketet vendore për shërbimin e qytetarëve në mënyrën më të mirë të mundur.

Viva Fresh Store është rrjeti më i madh i marketeve në Kosovë, me mbi 110 dyqane në 32 qytete të Kosovës, me mbi 5 mijë punonjës dhe me Qendrën logjistike më të madhe në vend./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.