Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti: Humbje e madhe vdekja e dy qytetarëve në Pejë, bashkëndjejmë me familjarët

Gazeta10
25 June 2023 - 12:05

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy personave si shkak i vërshimeve në Pejë, raporton Gazeta10.

Kurti ka thënë se në këto ditë të rënda ndanë dhimbjen me familjarët dhe miqët e viktimave, ndërsa të lënduarve iu uron shërim të shpejtë.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetëve të dy qytetarëve tanë, Dion Ademaj dhe Mirsada Ademaj, nga vërshimet e mbrëmshme në Pejë. Kjo humbje e madhe për familjet Ademaj dhe Hoxhiq është humbje e madhe për vendin tonë. Në këto ditë të rënda, dhembjen e ndajmë bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre.Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë.”, ka shkruar ai.

I pari i vendit ka thënë se Qeveria mbetët e angazhuar që të ndihmojë Pejën për përballjen dhe tejkalimin e pasojave të vërshimeve.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar me kapacitetet e saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave që të ndihmojë në përballimin dhe tejkalimin e pasojave të vërshimeve. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, janë në komunikim me Komunën e Pejës për të koordinuar veprimet në ofrim të mbështetjes së nevojshme.”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.