Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vriten dy vëllëzër në Gjakovë, policia identifikon dorasin

Gazeta10
25 June 2023 - 21:32

Dy vëllëzër janë vrarë sonte rreth orës 20:20 në fshatin Madanaj të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta10, drejtori rajonal i policisë në Gjakovë Lumni Graishta i cili theksoi se njëri nga vëllëzërit e vrarë ka vdekur në vendin e ngjarjes, e tjetri rrugës për spital.

Ai tha se sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se deri te akti erdhi pas mosmarrëveshjeve të një prone.

Graishta shtoi se deri më tani Policia ka arritur ta identifikoj dorasin, i cili sipas tij s’ka lidhje familjare me dy viktimat dhe se ende ndodhet në arrati, raporton Gazeta10.

“Bëhet fjalë për vrasjen e dy personave, vëllezër. Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, e tjetri rrugës për spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00. Viktimat janë vëllëzër, po shpresojmë që e kemi identifikuar edhe dorasin i cili s’ka të bëjë asgjë familjarsht me dy viktimat. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve rreth një prone. Hetimet janë duke vazhduar”, tha Graishta për Gazeta10.

Gazeta10 do të ju mbajë të informuar…

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.