Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Këta janë dy vëllezërit që u vranë në Gjakovë, mësohet motivi që çoi në këtë tragjedi

Gazeta10
25 June 2023 - 21:58

Gjakova u trondit sonte nga një vrasje e dyfishtë.

Siç raporton Sinjali, dy vëllezërit Haxhi dhe Blerim Islamaj u qëlluan dhe për pasojë mbetën të vdekur.

Njëri nga vëllezërit u gjet i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që viktima tjetër është dërguar në spital pa shenja jete.

Vdekjen e vëllezërve Islamaj e ka konfirmuar ekipi mjekësor, teksa tashmë po bëhen ekzaminimet e nevojshme për të zbardhur në plotni rrethanat e rastit.

Drejtori rajonal i policisë në Gjakovë Lumni Graishta, i ka thënë Gazeta10 se deri tek vrasja, dyshohet se ka ardhur pas mosmarrëveshjeve rreth një prone./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.