Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjykata merr vendim për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin

Gazeta10
26 June 2023 - 14:32

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Për 40-vjeçaren Alma Kaçi gjykata la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Të dy, si Gjici dhe Kaçi ishin të pranishëm në sallën e gjyqit. Por siç duket nga kjo foto, ish-kryebashkiaku i Kukësit ndodhej në kafazin e xhamtë ndërsa Kaçi në bankën e të dyshuarve e shoqëruar nga avokatja e saj.

Avokatja e Kaçit në një prononcim për gazetarët tha se kishte kërkuar një masë më të butë, për shkak se Kaçi është nënë e një fëmijë 12-vjeç dhe ka nënën e sëmurë, e po ashtu është e vetmja që sjell të ardhura në familje./tvklan

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.