Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Protestë në Graçanicë, mbyllet rruga Prishtinë-Gjilan

Gazeta10
27 June 2023 - 9:32

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të protestës që do të mbahet në Graçanicë, një rrugë do të jetë e mbylllur.

Në njoftim thuhet se rruga do të jetë e mbyllur deri në përfundimin e protestës.

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës.

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.