Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet një 36-vjeçar, dyshohet se falsifikoi dokumentet për të marrë kredi për blerjen e BMW X7

Gazeta10
27 June 2023 - 17:32

Një 36-vjeçar është arrestuar sot pasi dyshohet se gjatë procedurave të kredi-marrjes, ka paraqitur dokumente të falsifikuara, siç janë letërnjoftimi, patent-shoferi, gjendja e llogarisë bankare, kontrata e punës dhe ajo e qirasë.

Sipas Policisë, i dyshuari ka arritur të marrë aprovimin për kredi në shumën prej 71,250 euro.

I dyshuari pasi që i është aprovuar lizingu nga institucioni bankar, i njëjti e kishte në posedim veturën BMW X7 të cilën e kishte pranuar me lizing për shumën e lartcekur.

Pasi është bërë identifikimi i të dyshuarit, nga zyrtarët e institucionit bankar, vetura i është marrë personit të dyshuar.

Sh.Sh., i lindur më 1987, me aktvendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.