
Në qendër të Prishtinës ka nisur protesta e paralajmëruar për sot pas rastit të dhunimit të 11 vjecares nga 5 persona ditë më parë.
Me afishet në duar “Mbrojtje për vajzat dhe gratë” qindra qytetarë të Prishtinë pritet të marshojnë nëpër rrugët e kryeqytetit për të sensibilizuar institucionet dhe shoqërinë për parandalimin e rasteve të tilla. Gazeta 10 do ta përcjellë këtë protestë minutë pas minuti.
