Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dëmtohet rruga e asfaltuar gjashtë muaj më parë në Sibovc

Gazeta10
03 July 2023 - 8:40

Banorët e fshatit Sibovc së Komunës së Podujevës janë ankuar se për shkak të cilësisë së dobët të punimeve, një rrugë është dëmtuar pas gjashtë muajve të asfaltimit.

Njëri nga vendasit e Sibovcit në “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, ka thënë se për këtë është ankuar në Komunën e Podujevës, por për shkak të situatës me dëmet e shkaktuara nga vërshimet, kërkesa e tij u neglizhua, raporton Gazeta10.

“Kam lajmëruar rastin se rruga ka filluar me u prish, na kanë shtruar viti e kaluar edhe menjëherë pas një muaji kanë filluar gropat. Jam kanë në komunë e kam paraqit rastin, më kanë thanë që s’kemi kohë njëherë se kemi punë me vërshime dëmet që janë shkaktuar. Ju kom lajmëruar juve, për hak të fëmijëve që kalojnë këtë pjesë, ju kam lajmëruar me pa se qysh është prish kjo rrugë.  Nuk e kanë ngjesh mirë më valak, veç e kanë qit asfaltin shkel e shko edhe kanë ecë, për qata ka filluar me u prish, duke ra shi ka filluar me u shemb. Materiali i dobët s’është punuar si duhet. Më kanë thënë se nuk kanë kohë me u merr më këtë rrugë, se janë tu u merr me shtëpia që ju ka hy uji nga vërshimet.”, ka thënë njëri nga qytetarët.

Qytetari ka thënë se pas një muaj pas asfaltimit kjo rrugë ka filluar të dëmtohet, por që dëmtimit edhe më shumë i ndihmuan reshjet e shiut.

Kanal10 gjatë ditës do të kontaktoj me Komunën e Podujevës dhe do të marrë përgjigje lidhur me këtë rrugë dhe do t’iu mbajë të informuar./Gazeta10

https://youtu.be/dgc2B9F3wgI

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.