Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ish-presidenti Klinton nderohet me medaljen “Ylli i Mirënjohjes”

Gazeta10
03 July 2023 - 20:39

Në një ceremoni madhështore, ish-presidenti amerikan Bill Klinton u nderuar me medaljen “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i dorëzoi medaljen ish-presidentit, duke theksuar se ky është çmimi më i lartë që jepet nga zyra  e kryeministrit dikujt që e meriton këtë mirënjohje, raporton Euronews, përcjell Gazeta10.

Me këtë rast Rama iu drejtuar Klintonit me fjalët “keni qenë me në gjatë kohës, sot jeni mes nesh për të na kujtuar mësimet nga një histori jo fort e largët për të konfirmuar riangazhimin e Amerikës ndaj paqes sonë dhe njëherë të na thërras në shpresë”.

“Duke iu kërkuar me përulje të pranon “Yllin e mirënjohjes për arritjen publike”, që është çmimi më i lartë që jepet nga zyra  e kryeministrit dikujt që e meriton këtë mirënjohje”, tha Rama. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.