
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka konfirmuar vizitën e tij të neserme në Prishtinë, duke thënë se për gjithçka do të flas nesër, raporton Gazeta10.
Rama në konferencën për media, para gazetarëve refuzoi të komentoj deklaratën e sotme të Kurtit, i cili tha se nuk do të takoj Ramën pa u mbajtur mbledhja e përbashkët e dy qeverive.
Kryeministri Edi Rama në konferencën për medie foli për vendimin që studentët e mjekësisë për t’u pajisur me diplomë duhet të punojnë 5 vite pas përfundimit të studimeve në spitalet shqiptare. /Gazeta10/