
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Angelo Michele Ristuccia ka vizituar sot Leposaviqin.
Ristuccia ka qëndruar para ndërtesës së Komunës së Leposaviqit dhe ka folur me ushtarët.
Kosovoonline shkruan se ai nuk ka hyrë në objektin e komunës, ku aty për disa javë është duke qëndruar kryetari i kësaj komune, Lulzim Hetemi.
Në ndërtesën e komunës në Leposaviq që nga 29 maji ndodhet Lulzim Hetemi, i cili me vetëm 100 vota u zgjodh kryetar komune në zgjedhjet e 23 prillit, në të cilat pjesëmarrja ishte rreth 3.5 për qind dhe të cilat serbët i bojkotuan.
Që nga ajo ditë, ka pasur protesta të serbëve në komunat e veriut duke kërkuar tërheqjen e forcave speciale të Kosovës dhe kryetarëve të paligjshëm shqiptarë, si dhe lirimin e serbëve të arrestuar.