Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Presidenca: Osmani s’ka pranuar asnjë ftesë për takim nga Abdixhiku

Gazeta10
05 July 2023 - 19:29

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar takim me presidenten Vjosa Osmani, për të diskutuar gjendjen e tensionuar në veri, si pjesë e planit të LDK-së për dalje nga kriza.

Megjithatë, presidentja Osmani deri tani nuk ka pranuar asnjë ftesë për takim nga Abdixhiku.

Këshilltari për media, Bekim Kupina ka thënë për KP se Osmani deri tani nuk ka pranuar asnjë kërkesë për takim.

Pavarësisht kësaj, Kupina ka thënë se dera e institucionit të Presidencës vazhdon të jetë e hapur për liderë institucionalë dhe parti politike, në funksion të mbrojtjes së interesit shtetëror.

Pas takimit me opinionistë dhe gazetarë, kryetari i LDK-së, Abdixhiku ka vlerësuar të paprecedentë situatën aktuale.

Abdixhiku tha po ashtu se po mundohen që të gjejnë zgjidhje, për çka theksoi se do të dalin me një kauzë të gjithmbarshme të LDK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.