
Raporti:Arbenita Ilazi
Përzgjedhja e drejtorit të ri të ShSKUK-së mund të kthehet në pikën zero. Kjo pasi nëri nga kandidatët e përjashtuar nga gara ka ngritur padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Avokati i Basri Sejdiut tha se konkursi i fundit ka shumë shkelje. Drejtori i ri i zgjedhur u raportua për lidhje të afërta miqësore me ministrin e Shëndetësisë. Gazetari Bujar Vitija thotë Vetëvendosja ka filluar ta kap sistemin shëndetësor.
Një emër jo shumë i njohur, Elvir Azizi u njoftua të mërkurën se ka marrë drejtimin e SHSKUK-së.
Ai u urua për detyrën e marrë edhe nga vetë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia.
Por ky proces mund të kthehet nga fillimi për shkak të një padie që është bërë në SHKSUK-në.
Ish kandidati, Basri Sejdiu, ka ngritur padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me arsyetimin se i është bërë e padrejtë.
Avokati i këtij të fundit, tha se largimi nga konkursi i është bërë qëllimisht dhe pa arsye, derisa tha se gjatë vlerësimit të kandidatëve janë bërë shumë shkelje.
Drejtori i sapo zgjedhur i ShSKUK-së, Elvir Azizi është raportuar se është njeri i afërt i ministrit Arben Vitia.
Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija, tha se Lëvizja Vetëvendosje ka filluar ta ndikojë politikisht në shëndetësisë.
Derisa tha se ky i fundit ka qenë ekspert i jashtëm i ministrisë së shëndetësisë nga banka botërore.
Elvir Azizi ëshrë zgjedhur drejtor i ShSKUK-së, përmes konkursit publik që kishte shpallur Bordi Drejtues i ShSKUK-së.
As vetë drejtori i ri edhe askush nga Ministria e Shëndetësisë nuk është janë përgjigjur në thirrjet gjatë ditës të televizionit./Gazeta10