Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Deliu-Kodra: Qeveria të ndalë arrogancën dhe t’i trajtojë me seriozitet raportet me SHBA-të

Gazeta10
06 July 2023 - 22:09

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra ka komentuar përvjetorinë e SHBA-ve dhe raportet me Kosovën, raporton Gazeta10.

Sipas saj është përvjetori i parë që po e zë Kosovën me raporte jo të mira me SHBA-në.

“Raportet nuk janë në nivelin të cilin duhet të ishin, është njëri prej përvjetorëve të rrallë, mos të themë i vetmi që Kosovën po e zë në raporte të cunguara me partnerin tonë kryesor, unë dua të besoj që të ketë reflektim të kryeministrit të Kosovës dhe Qeverisë në raport me situatën në të cilën është vendosur së fundmi Kosova, unë besoj që nuk do të ketë arrogancë dhe neglizhencë të Qeverisë tonë por do ti trajtojnë me seriozitet raportin me SHBA”, tha ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.