
Pas vizitës në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur takimin në Serbi me presidentin e këtij shteti, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të turit të tij për përgatitjen për Samitin e radhës së Procesit të Berlinit.
Pas situatës së fundit në veri, ku u rrëmbyen 3 policë kosovarë nga policia serbe, Edi Rama kishte njoftuar që ka mbyllur iniciativën për krijimin e Ballkanit të Hapur dhe kishte paralajmëruar Vuçiqin që nëse nuk lirohen tre policët raportet mes dy vendeve do të prishen.
Gazeta10 do t’iu mbajë të informuar lidhur me konkluzionet që do të dalin nga ky takim. /Gazeta10/