Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Publikohet lista e profileve false në Twitter që janë të hapura nga pushteti i Vuçiqit

Gazeta10
09 July 2023 - 18:44

Ish-zv.ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, ka postuar një ritweet, ku sipas tij është një zbuluar se si pushteti në Serbi ka hapur rreth 14 mijë llogari false në Twitter.

“Një fletë excel e zbuluar është publikuar në Serbi e 14,000 llogarive/boteve të rreme në @Cicëroj, i menaxhuar nga zyrtarë të qeverisë serbe dhe aktivistë partiakë”, ka shkruar Selimi në Twitter.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e themeluesit dhe kryetarit të Lëvizjes Guerile Serbe, Dragan Vidakoviq, Mrki, P.S. Gueril, i cili në llogarinë e tij në Twitter e ka publikuar një video në të cilën shihet një listë Excel me llogaritë false të Qeverisë në Serbi.

Ai ka shkruar duke thënë se gëzohet kur sheh që ka dhënë “një kontribut të vogël në shembjen e regjimit” të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Nuk kam nevojë për pozitë apo famë, më duhet Serbia ku fëmijët e mi kanë të ardhme”, ka shkruar ai në Twitter.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.