Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dy persona të lënduar nga një aksident në rrugën Ferizaj-Kaçanik

Gazeta10
09 July 2023 - 19:16

Dy persona janë lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

Kështu ka konfirmuar për mediat, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës 16: 15 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja. Veç dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy persona, pasagjerë nga vetura me targa vendore, të cilët për ndihmë mjekësore dërgohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj’’, ka thënë Vesli.

Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin, ka shtuar më tutje Veseli

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.