Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Gjithmonë po merremi me problemin e jo shkaktarin” – Zebica: Federata s’ka parime në zgjedhjen e trajnerit

Gazeta10
09 July 2023 - 23:23

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: opinionistë të përhershëm: Faruk Statovcin, gjersa të tjerë në studio janë edhe Tahir Batatina, Sami Sermaxhaj, Taulant Dajaku, Granit Dervisholli dhe Kujtim Zebica.

Gjatë diskutimit për selektorin e ri të kombëtares së Kosovës, foli edhe Kujtim Zebica.

“Ne po merremi gjithmonë me problemin e jo shkaktarin e tij, e që në këtë rast është Federata, e cila është fajtorja kryesore për gjendjen e Përfaqësueses.”, tha ai.

Në vazhdim, ai foli edhe për ish-trajnerin e Kosovës, Alain Giresse.

“Dështimi i Alain Giresse ka qenë i pritshëm, fatkeqësisht ai nuk ka qenë fajtori i vetëm.”, përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.