Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Parashikimi i motit për sot

Gazeta10
11 July 2023 - 8:12

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell. Në fushat termike do të ketë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve për 1-2 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen mes 11 dhe 15 gradë Celsius , ndërsa ato maksimale mes  29 dhe 33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

Ky mot me këto temperatura tipike verore është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore.

Shkalla e lartë e avullimeve do të krijojë vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara.

“Meqë indeksi UV do të jetë shumë i lartë, rekomandohet që të kufizohemi sa më shumë nga  rrezet e diellit, nga ora 10:00-1700, sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension, diabetikët, asmatikët etj.,  të bartim syze mbrojtëse nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta, krema adekuate për mbrojtjen e lëkurës, pastaj të pimë ujë sa më shpesh, jo lëngje të gazuara etj”, thuhet në thirrjen e IHMK-së për kujdes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.