Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Qytetarët e cilësojnë skandaloz komunikimin e Kusari-Lilës në përgjime (FOTO)

Gazeta10
11 July 2023 - 9:46

Përgjimet në të cilat dëgjohet shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, duke biseduar me Slavko Simiqin e Listës Serbe për bisedimet me Milan Radojçiqin, nxitën reagime të shumta. Me këtë temë u hap edhe sondazhi i emisionit të Mëngjesit me Arben Ahmetin.

Qytetarët votuan në dy opsione për pyetjen Si e vlerësoni përgjimin e publikuar? Skandal apo Komunikim normal. Nga dhjeta telefonues 90% e tyre thanë se ky komunikim është skandal, pavarsishtë gjitha arsyeve për faktin që partia në pushtet akuzonte ashpër këdo që realizonte takime me anëtarët e Listës Serbe duke e cilësuar si tradhtar, kurse tani po i bëjnë gjërat të duken normale. Kurse 10% e telefonuesve mendojnë se ky komunikim është normal dhe se grupet parlamentare të gjitha partive duhet të realizojnë takime.

Nga sondazhi i hapur online në Youtube  78% e votave ishin për opsionin skandal kurse 22% për komunikim normal./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.