Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj kujton masakrën e Srebrenicës

Gazeta10
11 July 2023 - 10:27

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Srebrenicës në 28-vjetorin e saj.

Haradinaj ka thënë se projektet shoviniste të Sllobodan Millosheviqit, nuk kishin askënd.

“Kujtojmë sot mijëra jetë të shuara në Srebrenicë nga aparati shtetëror i Millosheviqit. Njerëz të pambrojtur e pa asnjë faj, përfshirë edhe fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se masakra e Srebrenicës nuk e kishte ndal regjimin e Millosheviqit të shtrij masakrat edhe në Kosovë.

“Masakra e Srebrenicës, 28 vjet më parë, fatkeqësisht nuk e ndali regjimin e Millosheviqit të kryejë masakra të tjera në Kosovë, me përmasa të një gjenocidi të ri. Qoftë i përjetshëm kujtimi për viktimat!”, është shprehur Haradinaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.