Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Anti-kombëtar, mos të shet demagogji” – Jashari i OVL-UÇK-së i reagon Kurtit pas audioincizimit të Kusarit

Gazeta10
12 July 2023 - 18:23

Xhavit Jashari nga Organizatat e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në emisionin “INFO10”, në Kanal 10 ka folur për incizimet e reja mes Mimoza Kusarit dhe Sllavko Simiqit, ku në këto incizime, shefja e deputetëve të VV-së ka folur për listën e veteranëve të luftës.

Në incizimet e publikuara Kusari provon të shfajësohet për disa deklarata që i ka bërë në lidhje me Listën Serbe sa i përket çështjes së veteranëve të luftës. Në atë kohë veteranët po protestonin kundër vendimit të qeverisë për të mos i përfshirë në ligjin për pagën minimale. Kusari flet për veteranët me Simiq, përkundër deklaratave në të cilat pretendon se nuk flet për veteranët me Simiq.

Për këto deklarat Jashari nga OVL-UÇK-së ka thënë se është paftyrësi e madhe që të përkëmben veteranët e luftës së UÇK-së nga njërëz të cilët nuk kanë lidhje me luftën e vendit.

“Është një paftyrësi e madhe që të mundohen të përkëmbin vetëranët e luftës së UҪK-së nga njërëz si Mimoza Kusari dhe kryeministri i vendit Albin Kurti të cilët nuk kanë lidhje me listën e vetëranëve të luftës që skanë lidhje me luftën e Kosovës e me sakrificat. Mendoj që ata në vend që t’i çmojnë dhe t’i respektojnë rrugën plotë sakrificë nga njerëz më të mëdhenjë në luftën e vendit tonë ata po mundohen t’i ulin,” ka thënë ai.

Ai me tutje kryeministrin e vendit Albin Kurtin dhe Mimoza Kusarin i ka quajtur anti-kombëtarë dhe që mos të shesin demogogji si dhe ka paralajmruar masa me kundërshtim të deklaratave të shefës së deputetëve të VV-së.

Si dhe për fund ka thënë se nga  Organizatat e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nuk  e kanë pritur mirë këto incizime dhe se janë ndjerë të zhgënjyer. /Gazeta/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.