
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka reaguar përmes rrjetit social Facebook shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e cila në një audio-incizim dëgjohej të fliste për listat e veteranëve me Sllavko Simiqin.
Haxhiu gjithashtu nuk e ka kursyer gjuhën e tij, duke e quajtur Kusari-Lilën dhe Albin Kurtin si ”llomi i shoqërisë kudo që folet shqip”.
Kamishi po ashtu ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të vendit duke i thënë “Krejt dhe Drejt te Radojçiqi”. “Te ai shkojnë pa hezitim këta tradhtarë, kolaboracionista, mashtrues, rrenca, hajna, shpiuna…!!!”, tha Haxhiu.
Haxhiu i ka quajtur Kurtin dhe të tjerët “Kolaboracionista/e, bashkëpuntorë/e te kriminelëve që ofendojnë ushtarët e plagosur të UÇK-së që kanë derdhur gjak për lirinë e vendit”.
Ai ka pyetur kryeministrin Kurti se “çka ke me ju thanë sot nënave gjakovare, ushtarëve të UÇK-së , familjeve të dëshmorëve, të martirëve dhe të zhdukurëve”.
“Deri dje na keni shpiunu te armiku sot po na shani para armiku. Këta jeni ju, tradhtarë e trushpërlarë. Sa herë te na shani para armikut, nuk na ofendoni, por na bani nderë”, tha Haxhiu. /Gazeta10/
Reagimi i tij i plotë: