
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se Ministria e Financave ka ndalur pagat për punëtorët e arsimit dhe administratës, raporton Gazeta10.
Ai e ka konfirmuar se administrata që është në shërbim të qytetarëve nuk po punon.
“Këta që janë në shërbim të qytetarëve nuk po punojnë”, ka thënë Muhaxheri.
Tutje, ai ka thënë se mësimi nuk ka filluar në asnjë shkollë.
“Nuk ka filluar mësimi në asnjë shkollë sa jam i informuar për momentin”, ka thënë tutje ai.
Muhaxheri ka thënë se janë ndalur të gjitha pagat, duke e përfshirë edhe atë.
“Janë ndal të gjitha, po po gjitha”, ka shtuar më tej ai.
Përndryshe, në Kosovë janë futut në grevë punëtorët e arsimit dhe administrates në nivel vendi teksa Ministria e Financave ua ka ndalur pagat grevistëve. Kjo ka ngjallur reagime të mëdha kundërshtuese nga subjektet opozitare. / Gazeta10