
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu – Kodra gjatë seancës së Kuvendit ka vendosur në foltore një pankartë.
Në këtë pankartë shkruhet “ZDRAVO” që në gjuhën shqipe përkthehet si “Përshëndetje”, raporton Gazeta10.
Ajo u vendos sapo filloi seanca dhe e mori fjalën deputeti i VV-së Adnan Rrustemi.
Ky veprim është marrë pas publikimit të audio – incizimeve në mes të Shefes së Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari Lila dhe shefit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq./Gazeta10