
Raporti: Kanal10
Përleshjet e sotme me grushta në Kuvend po konsiderohen më të rëndat në historinë parlamentare të Kosovës. VV-ja në pushtet nuk e përballoi provokimin me ujë, teksa sa ishte në opozitë përdori disa herë ujë, vezë, gaz lotësjellës e sulme në rrugë ndaj pushtetarëve të dikurshëm. Kanal 10 sjell një histori të dhunës në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij.
Fjalimi i kryeministrit Albin Kurti u ndërpre për pak minuta pas lagies me ujë, teksa zëvendësi i tij e ministrat u ngritën për ta mbrojtur.
Pastaj e gjitha përfundoi në përleshje disa sekondshme mes një pjese të opozitës dhe pushtetit.
Deputetët e VV-së, tashmë në pushtet, nxituan në media ta akuzojnë opozitënpër dhunë në Kuvend e ndaj shefit të tyre por historia e kaluar flet ndryshe.
Teksa kjo parti ishte në opozitë, disa herë kishte sulmuar me ujë kryeministra e deputetë, me vezë e duke përdorë gazë lotësjellës e sprej ndaj pushtetarëve.
Përtej veze, deputetët e PDK-së ishin sulmuar edhe me ujë sikurse këto pamje ndaj Xhavit Halitit.
Dhuna e vërtetë në Kuvend ishte kthyer bashkë me gazin lotësjellës kur Vetëvendosje për muaj të tërë e kishte mbajtur të bllokuara seancat parlamentare.
Dhuna e opozitës së atëhershme ishte shtrirë edhe jashtë hapësirave të Kuvendit, duke u sulmuar zytarë të pushtetit në rrugë dhe makinat e tyre.
Të tilla situate sulmesh në rrugët e Prishtinës dhe institucione kishte pasur në vazhdimësi, kryesisht të organizuata nga Vetëvendosje.
E një ngjarje që u komentua me të madhe në Facebook ishte thirrja e kryekuvendarit për futjen e policisë, teksa ish kryetari Kadri Veseli kishte bërë të kundërtën