Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zjarr i madh në Ortakoll të Prizrenit, digjet një shtëpi (VIDEO)

Gazeta10
14 July 2023 - 8:25

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri rreth orës 01:00 pas mesnate në lagjen Ortakoll në Prizren.

Nga vendi i ngjarjes, shihet se flakët e mëdha kanë kapluar atë zonë ku ndodhet shtëpia.

Togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, tha se nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme të mëdha materiale.

Sipas Bytyqit, dyshohet se zjarri është ndezur nga një familjar i cili ka probleme psikike.

“Me date 14.07 2023, rreth orës 01:00 eshte raportuar per nje zjarr ne nje shtepi banimi ne lagjen Ortakoll ne Prizren.  Policia dhe zjarrfikësit kan dal ne vend ngjarje, zjarri eshte shuar. Nga zjarri nuk ka te lenduar por vetem deme te media materiale. Dyshohet se zjarri eshte ndez nga nje  familjar i cili ka probleme mendore. Policia eshte duke u marr me rastin”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.