
Avokati i Odës të Avokatëve të Kosovës, Ahmet Tahiri përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën për caktimin e paraburgimin ndaj ish këshilltarit të ministrit Peci, Hysen Muzliukaj.
“Hyseni eshte i lire dhe jemi te binduar qe edhe epiogu perfundimar do te jete pafajesia e tij!”.
Rikujtojmë se ditën e djeshme Faruk Mujka, ish nënkryetar i komunës së Mitrovicës dhe këshilltari i ministrit Peci, janë arrestuar nga Policia për ‘’Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’’./Gazeta10