Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dy të dyshuarit për korrupsion Mujka dhe Muzliukaj do të mbrohen në liri

Gazeta10
15 July 2023 - 19:08

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur që dy të dyshuarit për korrupsion, Faruk Mujka dhe Besim Muzliukaj do të mbrohen në liri.

Vendimi është marrë sot pasi një ditë më parë Mujka dhe Muzliukaj u arrestuan nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sanksionuar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës  për caktimin e masës së paraburgimit  kundër të pandehurve F.M dhe H.M e ka refuzuar dhe të njëjtit lihen në mbrojtje në liri”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.