Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hekuran Murati po hetohet nga Task Forca Antikorrupsion

Gazeta10
15 July 2023 - 22:36

Task Forca Anti-korrupsion në Policinë e Kosovës, aktualisht është duke hetuar ministrin e financave, Hekuran Murati.

Ministri i Financave, Hekuran Murati po hetohet në lidhje me rastin e dëmtimit të mësimdhënësve, të cilëve dyshohet se në mënyrë kundërligjshme ua kishte ndalur pagat gjatë kohës së grevës.

Për këtë rast, ishte bërë kallëzim penal, të cilin Task Forca po e heton. Ministri Murati është ftuar nga Task Forca që të intervistohet në hetuesi në cilësinë të dyshuarit, por ai ka refuzuar, duke kërkuar që të intervistohet në zyre të të tij. Hetuesit e Task Forcës nuk e kanë pranuar kërkesën e Muratit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.