Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Raportimi se është nën hetime, reagon ministri Elbert Krasniqi

Gazeta10
15 July 2023 - 22:55

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pas raportimit të “Betimi për Drejtësi” se të paktën pesë ministra të Qeverisë Kurti, përfshirë vetë ministrin, janë nën hetime nga Task Forca kundër korrupsionit në kuadër të Policisë.

Krasniqi ka shkruar se për një gjë të tillë po e merr vesh nga raportimi i mediumit në fjalë dhe se deri tani s’ka qenë në dijeni e as s’është ftuar nga ndonjë institucion hetues.

Ai tutje ka thënë se për atë që është i sigurt është se komunitetet për herë të parë po mbështetetn seriozisht nga Qeveria. 

 “Sapo e kuptova nga portali ‘Betimi për Drejtësinë’, që qenkam nën hetime. Deri më tani nuk kam qenë në dijeni e as që jam ftuar nga ndonjë institucion hetues.  Ajo për çka jam i sigurt është që për herë të parë komunitetet po mbështeten seriozisht nga Qeveria. Ligji, transparenca dhe puna e ndershëm është baza e çdo vendimi tim.Mbesim të përkushtuar për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve e në veçanti atyre që kanë më së shumti nevojë”, ka shkruar Elbert Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.