Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Isufi: Ballkani fitoi me meritë, në fushë tregoi autoritet

Gazeta10
16 July 2023 - 22:41

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: opinionistë të përhershëm: Faruk Statovcin dhe Bekim Isufin, gjersa të tjerë në studio janë edhe Sunaj Keqi, Lorik Jashanica, Arbër Prekazi dhe Kron Sadiku.

Gjatë diskutimit për ekipet kosovare që zhvilluan ndeshjet e tyre në garat evropiane foli edhe Bekim Isufi.

Isufi tha se Ballkani triumfoi me meritë gjatë ndeshjes me Ludogorets.

“Ballkani fitoi me meritë ndeshjen e së martës, në fushë tregoi autoritet ndaj kampionit të shumëfishtë bullgar.”, tha ai.

Ndër të tjerash, Isufi potencoi edhe dy lojtarë që shkëlqyen gjatë kësaj ndeshje.

“Dellova dhe Jashanica me përvojën e tyre i ndihmuan shumë Ballkanit që të arrijnë këtë rezultat historik”, përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.