Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Pse kaq shumë urrejtje?” – Murati i reagon opozitës rreth Ligjit për Pagën Minimale

Gazeta10
21 July 2023 - 23:26

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pasi opozita e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Pagën Minimale.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se opozita po e kundërshton rritjen e propozuar nga Qeveria Kurti.

“Pra lëre që ata vetë nuk e rritën pagën minimale sa ishin në pushtet, por tash kur ne e rritëm, po tentojnë që me çdo kusht ta bllokojnë.” – ka shkruar tutje ai.

Janë punëtorët e mirëmbajtjes, sigurimit fizik, arkëtarë, ndërtimtarë e shumë të tjerë që me padurim presin rritjen e pagës minimale.

Por, ata që për më shumë se një dekadë e lanë pagën minimale në 130/170 euro, sot e paskan dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Pagën Minimale, për ta kundërshtuar rritjen që ka propozuar Qeveria Kurti.

Pra lëre që ata vetë nuk e rritën pagën minimale sa ishin në pushtet, por tash kur ne e rritëm, po tentojnë që me çdo kusht ta bllokojnë.

Pse vallë kanë kaq shumë urrejtje?!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.