Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: GJND i dha vulë asaj që e dinin gjithë kohën mbështetësit e drejtësisë

Gazeta10
22 July 2023 - 18:20

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar me rastin e 13-vjetorit që kur Gjykata Ndërkombëtare vendosi që shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kurti ka thënë se gjykata më e lartë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara i dha vulë përfundimtare asaj që mbështesin të drejtat e njeriut.

“Në këtë ditë të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë – gjykata më e lartë e OKB-së – vendosi që shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke i dhënë një vulë përfundimtare asaj që ata që mbështesin të drejtat e njeriut dhe drejtësinë e dinin gjatë gjithë kohës”, shkroi ai.

Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë bëri publik mendimin rekomandues për Kosovën ku thuhej se Deklarata e Pavarësisë është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Pro pavarësisë votuan shumica e gjykatësve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.