Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Gruaja e tij është diagnostikua ….”, zbulohet arsyeja e dorëheqjes së Mehajt nga pozita e ministrit

Gazeta10
08 August 2023 - 18:29

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për dorëheqjen e Armend Mehajt nga pozita e ministrit së Mbrojtjes.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se ministri, Armend Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkak të sëmundjes së gruas së tij.

“Ministri Armend Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkaqe familjare. Gruaja e tij është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë dhe për çka i duhet tretman dhe kujdes në një qytet tjetër nga ai i Oslos. Çifti i ka tri vajza të moshës së mitur dhe ministri Mehaj ka kërkuar që të ndodhet pranë familjes në këtë kohë”, ka thënë Kryeziu.

Armend Mehaj të martën ka dhënë dorëheqje nga Ministria e Mbrojtjes.

Ejup Maqedonci e ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, të martën gjatë një ceremonie të dorëzim-pranimit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.