Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​Kryetarja e Shkupit inicion ndërrimin e emrit të rrugës “Adem Demaçi”

Gazeta10
14 August 2023 - 20:23

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ka dorëzuar në Këshillin e Qytetit nismë për të ndërruar emrin e rrugës “Adem Demaçi” dhe kthimin e emrit të vjetër “Brigada e Dytë Maqedonase”.

Ajo e ka dorëzuar sot, nismën në Këshillin e Qytetit.

“I bëj thirrje të gjithë këshilltarëve të Qytetit të Shkupit të votojnë për këtë propozim, përmes të cilit do të përmirësohet padrejtësia ndaj 230 heronjve, pjesëtarë të brigadës së dytë maqedonase që kanë dhënë jetën për Maqedoninë”, thuhet në arsyetimin e Arsovskës, shkruan alsatm.

E para e Shkupit pati porosi edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili javën e kaluar mori pjesë në përurimin e rrugës me emrin e “Adem Demaçit”, në Çair të Shkupit.

Ajo apeloi që kjo nismë të mos politizohet dhe të mos keqpërdoret për rritjen e tensioneve ndëretnike. Ndërkohë që shkoi edhe më tej duke i propozuar kryeministrit Kurti që në Prishtinë të emërtojë një rrugë me emrin e revolucionarit maqedonas Todor Aleksandrov, i cili sipas saj ka bashkëpunuar me Hasan Prishtinën, Hasan Bejtën dhe Bajram Currin në luftën kundër okupimit të mbretërisë jugosllave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
05 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.