Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Afrona Dika ndahet nga i dashuri?

Gazeta10
16 August 2023 - 9:27

Jo shumë kohë më parë, modelja Afrona Dika zbuloi versionin e saj të ndarjes nga këngëtari Blero Muharremi teksa e konfirmoi edhe lidhjen e re.

Pas një periudhe, partnerin zviceran Afrona nuk e fshehu më as në rrjete sociale.

Kohë pas kohe, Afrona ndante momente nga lidhja e saj e re, teksa çifti për herë të parë në qershor edhe shijuan disa pushime bashkë në Bodrum të Turqisë.

Pak ditë më parë, modelja festoi ditëlindjen e 31-të ku mungoi urimi nga i dashuri i saj, James.

Ata për momentin nuk ndiqen më as në rrjetet sociale dhe kjo ka bërë që fansat të dyshojnë së çifti po kalon një krizë ose lidhja e tyre ka marrë fund tërësisht.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.