Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Aksidentet rrugore – 56 Humbje jete për vetëm 7 muaj

Gazeta10
19 August 2023 - 19:50

Raporti: Gentiana Gashi
Brenda 7 muajve, 56 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, nga janari deri në korrik kanë ndodhur mbi 12 mijë aksidente. Derisa, njohësit e sigurisë shkaktarë kryesor të aksidenteve po e shohin vetë faktorin njeri.

56 persona kanë mbetur të vdekur nga 51 aksidente me fatalitet që kanë ndodhur, brenda 7 muajve janar – korrik 2023.

Nga fillimit i vitit deri në muajin korrik, kanë ndodhur 12 mijë e 555 aksidente trafiku, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës.

Në të njëjtë periudhë të vitit 2022, sipas këtyre të dhënave, numri i aksidenteve ka qenë më i ulët por që kanë rezuluturar me numër më të madh të aksidenteve me  fatalitet ku 63 persona nga 54 aksidente kanë mbetur të vdekur.

Fluksi i madh i mërgimtarëve, mos respektimi i rregullave të trafikut, janë disa nga shkaktarët kryesor të aksidenteve sipas njohësve të sigurisë.

Megjithatë, sipas Drizan Shalës, rënia e numrit të aksidenteve me fatalitet, është falë punës që Policia e Kosovës po e kryen.

Shala thotë se vendosja e radarëve statik në zonat më të rrezikuara si dhe rritja e zyrtarëve policor në komunikacion, ndihmojnë në parandalimin e aksidenteve.

Ndryshe, ekspertë të komunnikacionit shpeshherë kanë ngritur si shqetësim edhe mungesën e sinjalistikës rrugore në Kosovë si faktor që dërgon deri tek aksidentet./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.