Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bajrami ekspozon propagandën me shifra të VV-së: 7.62% se e kanë paraqitë vizualisht sikur me qënë rritje 100%

Gazeta10
22 August 2023 - 19:42

Deputetja e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami, ka reaguar për mburrjen e radhës të Lëvizjes Vetëvendosje për rritjen e të hyrave doganore për 7.62 për qind në vitin 2023. Në postimin e saj, deputetja Bajrami ka akuzuar LVV-në për propagandë dhe tëkeqpërdorim të statistikave.

Ajo ka theksuar se LVV e ka përhapur propagandë ditë e natë, duke i deformuar faktet dhe përdorur statistikat në mënyrë që të ushqej masën.

Kritika më e fortë e Bajramit ndaj LVV-së ka të bëjë me menaxhimin e ekonomisë së vendit. Ajo ka bërë një analizë të tregtisë së jashtme të Kosovës për vitin 2022, duke u bazuar në të dhënat e Agjencionit të Statistikave të Kosovës. 

Sipas saj, importi i mallrave ka shënuar një rekord të lartë, duke rezultuar në një deficit tregtar prej 4.7 miliardë eurosh.

Lidhur me mburrjen e VV-së për të hyrat e Doganës, Bajrami ka ekspozuar propagandën vizuale të VV-së përmes grafitit duke e paraqitur rritjen prej 7.62 për qind si rritje prej 100 për qind.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.