
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka informuar ministrat e kabinetit të tij për takimin joformal të liderëve të Ballkanit që u mbajt të hënën në Athinë.
“Presidenti i Ukrainës ishte pjesëmarrës në këtë takim ku nxorëm edhe një deklaratë të përbashkët ku bënë thirrje për mbështetje të palëkundur për pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, ndërshkimin e krimeve të kryera gjatë luftës dhe thirrjen për përgjegjësi ndaj kryerësve të krimeve”, tha Kurti.
Ai tha tutje se në takimin që kishin me Presidentin e Ukrainës kanë nxjerrur një deklaratë të përbashkët ku i bënë thirrje për mbështetje të palëkundshme për pavarsinë dhe integritetin territorial të Ukraniës.
Gjithashtu ai tha se shtetet që kanë qellim antërësimin në BE duhet ta zbatojnë demokracinë,sundimit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe fqinjësinë e mirë.
“Të gjitha shtetet që aspirojnë anëtarësimin në BE duhet të zbatojnë demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe fqinjësinë e mirë. Për fqinjësi të mirë demokratike e evropiane është e domosdoshme njohja reciproke de jure dhe de facto, si dhe të drejtat e pakicave”, tha Kurti.
Ai gjithashtu ka folur për situatën në veri duke thënë se kanë kaluar dy muaj prej kur është regjistruar incidenti i fundit serioz atje dhe.
“De-eskalmi në katër komunat në veri të vendit praktikisht ka ndodhur dhe Kosova po e respekton marrëveshjen e Bratislavës. Theksova se de-eskalimi i situatës në veri është rezultat i arrestimit të elementëve të dhunshëm që sulmuan policinë, gazetarët e ushtarët e KFOR-it, si dhe në anën tjetër i largimit të një pjese të ekstremistëve të dhunshëm për në Serbi. Tani duhet parandaluar ri-eskalimi. Kur nuk ka protesta të dhunshme të planifikuara e të organizuara nga Beogradi zyrtar nuk ka eskalim në veriun e Kosovës”, tha Kurti.
Ai ka thënë se për situatën në veri ka folur edhe në darkën dhe takimet që ka zhvilluar në Athinë. “Në takimet bilaterale dhe në darkën e përbashkët, po ashtu theksova se deeskalimi në katër komunat në veri është rezultat në njërën anë i arrestimit të elementeve të dhunshëm që sulmuan policinë tonë, ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët, si dhe në anën tjetër i largimit të një pjese të ekstremistëve të dhunshëm për në Serbi”, ka deklaruar Kurti