Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rasti i 35-vjeçarës në Malishevë, Ministria e Shëndetësisë jep detaje shokuese për klinikën

Gazeta10
23 August 2023 - 14:29

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas vdekjes tragjike të 35 vjeçarës Leonora Shalës nga Malisheva e cila vdiq pas marrjes së shërbimeve stomatologjike në Institucionin Privat Shëndetësor .

Në reagimin e tyre në Facebook  thuhet se aty përveç stomatogjisë ushtronin edhe veprimtar tjera ilegale dhe kjo është e patolerueshme, raporton Gazeta10.

“Ministria e Shëndetësisë përmes Inspektoriatit Shëndeësor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform kompetencave pas rastit tragjik që rezultoi me fatalitet për një qytetare.Një ngjarje e tillë, në rrethana kur një qytetare humb jetën pas marrjes së shërbimeve stomatologjike në Institucionin Privat Shëndetësor “Doktorat” të cilët kanë ushtruar veprimtari ilegale, është e patolerueshme dhe do të angazhohemi që të ofrojmë të gjitha provat për dënime maksimale ndaj kryersve të kësaj vepre të rëndë.Njëkohësisht, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shqyrtuar edhe raportet e komisionit të licencimit lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni privat”, thuhet në raportin policorë.

Më tutje Ministria e Shëndetësisë ka shprehur edhe ngushëllime për familjarën e të ndjerës.

“Të gjitha këto të dhëna janë në dispozicion të Policisë së Kosovës dhe Odës së Stomatologëve të Kosovës si organe kompetente në funksion të zbardhjes së plotë të rastit, me qëllim që autorët e kësaj vepre të rëndë të marrin dënimin e merituar.Shprehim edhe ngushëllimet për familjen e të ndjeres”, ka përfunduar Ministria e Shëndetësisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.