Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbahet protesta e 17-të anti qeveritare në Serbi

Gazeta10
27 August 2023 - 14:41

Në Beograd është mbajtur protesta e 17-të me radhë e opozitës serbe me sloganin “Serbia kundër dhunës”. Këto protesta zhvillohen pas dy ngjarjeve tragjike që ndodhën në muajin maj ku mbetën të vrarë dhjetëra persona.

Organizatorët e protestës, kryesisht nga radhët e partive opozitare dhe një pjese të shoqërisë civile, thanë se kjo protestë kishte në qendër heshtjen për promovimin e dhunës që vjen çdo ditë nga mediat proqeveritare.

Për dallim nga protesta e kaluar këtë herë është vërejtur një numër dukshëm më i madh i qytetarëve serbë.

Protestuesit kërkuan largimin e ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratislav Gashiç, dhe drejtorit të Agjencisë së Informacionit të Sigurisë serbe, Aleksandër Vulin, i sanksionuar së fundmi nga Thesari Amerikan i Shtetit. Klan News

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.