
Prokuroria Themelore e Prishtinës përmes një komunikate të përbashkët, ka njoftuar se në koordinim me Policinë e Kosovës, janë arrestuar gjashtë persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në rastin e qershorit, ku 11-vjeçarja e dhunuar të shtunën (27 gusht), ishte raportuar si person i zhdukur, raporton Gazeta10.
Sipas prokurorisë, gjashtë personat e dyshuar të cilët janë të moshës madhore, dyshohet se janë përfshirë në veprimtari penale, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi me njerëz”, “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi”.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe për të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale ligjore.
“Gjashtë personat e dyshuar (madhor), dyshohet se janë përfshirë në veprimtari penale, gjegjësisht si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi me njerëz”, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi’”, si dhe, në bazë të provave dhe dëshmive të siguruara deri më tani nga hetimet e zhvilluara, dyshohet se janë të përfshirë në rastin e qershorit, ku e mitura ishte raportuar si person i zhdukur”, thuhet në komunikatë.
Të dy institucionet thonë se për të dy çështjet penale, ku e përfshirë është viktima e mitur, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme./Gazeta10.