
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, e ka konfirmuar se në shtator do të ketë takim të nivelit të lartë në Bruksel.
Lajçak me anë të një postimi në Twitter ka theksuar se pati në takim të rëndësishëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bled të Sllovenisë.
“Tema jonë kryesore e diskutimit ishin përgatitjet e takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë në shtator me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës së BE-së të 3 qershorit”, ka thënë Lajçak./Gazeta10