Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Të dy janë diktatorë – Kërstiq për Vuçiqin dhe Kurtin

Gazeta10
29 August 2023 - 8:33

Në emisionin “Politiko”, me Kushtrim Sadikun, gazetari serb Kërstiq tha që në Beograd kemi diktaturë dhe diktatori Vuçiq e ka kriminalizu Serbinë.

I pyetur se cili është më demokrat, Kurti apo Vuçiq, Kërstiq tha që të dy janë diktatorë.

“Ai në Beograd është diktator mafioz me eksperiencë kurse këtë diktatorin që e kemi në Prishtinë është në fillimin e ndërtimit të diktaturës”, tha Kërstiq.

Ai për Kurtin tha që është në luftë me nxënësit e shtetit të vet, kundër mediave, po ndërron stafin e policisë, po selekton forcat policore në veri.

“Besova që është reformator, mendova që është socialdemokrate por jo, VV duhet me hjekë atë socialdemokrate sepse me këto vendime me këtë popullizëm ai nuk është sociademokrat, tha Kërstiq.

Kërstiq në fund tha që ai e ka pranuar realitetin e Kosovës dhe pavarësinë e saj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.